Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ "Bëji gol Tironës nesër, ndryshe mos hajde në lagje", Sherif KALLAKU publikon mesazhin e veçantë

Shkruar nga NEWSPORT

Nesër, Teuta do të luajë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të zhvillohet në "Air Albania Stadium" dhe nga minuta e parë pritet titullar Sherif Kallaku në radhët e durrsakëve. Ky i fundit ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku tregon atë që i kërkojnë miqtë e tij.

Më saktë një nga shokët e tij të ngushtë i shkruan: "Talenti i Teutës. Mburrem me komshiun tim që gjithmonë bën surpriza. Pak fjalë e shumë punë në jetën sportive. Por, dua t'i bësh gola Tironës, ndryshe mos hajde në lagje" përfundon duke qeshur miku i tij. Kujtojmë që finalja e Kupës mes Tiranës dhe Teutës është programuar të luhet nesër në orën 20:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga