Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ “Bashkë luftuam, djersitëm dhe fituam”, Lazio hedh postimin prekës për Strakoshën

Shkruar nga NEWSPORT

Thomas Strakosha ndau rrugët me Lazion dje, pas 9 vitesh bashkëpunimi. Dje lacialët luajtën ndeshjen e fundit të sezonit, që përfundoi 3-3 me Veronën dhe portieri shqiptar ishte titullar. Ky kampionat u mbyll në vendin e 5, i cili u siguron Europa League.

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi Strakosha do transferohet te Fulham që do luajë sezonin e ardhshëm në Premier League. Gardiani kuqezi luajti për Lazion plot 281, ndër të cilat 80 herë e mbajti portën e paprekur. Përcjellja në Stadio “Olimpico” ishte e veçantë për të.

Ndërsa ditën e sotme Lazio ka postuar në rrjetet sociale foto nga momentet e fundit, ku shkruan: “Bashkë luftuam, djersitëm dhe fituam. Faleminderit”. Me Strakoshën do largohet nga Lazio dhe Lucas Leiva që dha kontributin e tij prej vitit 2017.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga