Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Atmosferën spektakolare te Kombëtarja e zbulon Jasir Asani, mesazh emocionues për Ylber Ramadanin

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare do të luajë kudër Republikës Çeke të enjten e 12 tetorit në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje mjaft e rëndësishme e cila mund të quhet “finale” pasi varet shumëçka nga kualifikimi i kuqezinjve në Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme.

Lojtarët janë grumbulluar që të dielën e 8 tetorit dhe me datë 9 kanë nisur stërvitjen. Atmosfera në ekip duket mjaft pozitive dhe të gjithë janë optimist që pas 90 minutave të sfidës do të ketë një rezultat pozitiv. Nuk mungon as harmonia mes lojtarëve, gjë që është mjaft kryesore për frymën e ekipit.

Kjo harmoni duket qartë edhe në një foto të publikuar në ‘InstaStory’ nga Jasir Asani. Në një foto që lojtari nga Shkupi ka postuar së bashku me Ylber Ramadanin, ai ka etiketuar këtë të fundit dhe ka shkruajtur: “Gjithmonë vëllezër”.

[caption id="attachment_709023" align="alignnone" width="407"]Postimi i Jasir Asanit Postimi i Jasir Asanit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga