Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTO/ 90 minuta në fushë, ekipi i Sabien Lilajt krenohet me të

Shkruar nga NEWSPORT

Aktivizimi nga minuta e parë e Sabien Lilajt befasoi të gjithë tifozët pasi prej një kohe të gjatë mesfushori i djathtë i Gabalës nuk aktivizohej me kuqezinjtë. 29-vjeçari që u transferua gjatë kësaj merkatoje verore në Azerbajxhan pas konfirmimit të lënies në fuqi të dënimit nga UEFA për të mos marrë pjesë në kompeticionet e klubeve europiane për 10 vite.

Por edhe pse bëri të pamundurën për 90 minuta për t'i dhënë ritëm skuadrës, ish-futbollisti i Skënderbeut nuk ishte në gjendje të mbante peshën e të gjithë ekipit. Megjithatë klubi ku ai luan Gabala e ka raportuar në faqen tij në "Facebook" aktivizimin e djeshëm me ekipin kombëtar duke shprehur krenari që njëri prej lojtarëve të tij luan në nivele të larta futbollistike me Kombëtaren.

"Lilaj luajti për 90 minuta ndaj Skocisë. Kombëtarja e Shqipërisë pati nderin të aktivizonte lojtarin tonë Sabien Lilaj mbylli raundin e parë të ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Shqiptarët në Ligën C grupi 1 shkuan si vizitorë në Skoci. Lilaj në "Hampden Park" ishte në fushë për 90 minuta të plota. Por skuadra dështoi në këtë udhëtim. Falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga britanikët, ata arritën të merrnin fitoren. Theksojmë se kjo është ndeshja e 17-të e Sabienit me Kombëtaren".

Ish-mesfushori i Skënderbeut ka zhvilluar 5 ndeshje në Azerbajxhan me skuadrën e re.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga