Shkëndija luan nesër në orën 19:00 ndeshjen e parë të vlefshme për turin e tretë të Conference League. Kundër AIK në Suedi, tetovarët do tentojnë të marrin një rezultat të kënaqshëm, për të tentuar më pas kualifikimin historik në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë takim AIK ka njoftuar se tashmë janë shitur rreth 12 mijë bileta. Në anën tjetër Shkëndija nuk do jetë vetëm pasi tifogrupi “Ballistët” ka udhëtuar. Në anën tjetër, një pjesë e mirë e shqiptarëve që banojnë në Suedi do u bashkohen në stadium.
Kujtojmë se tetovarët vijnë në këtë përballje pas triumfit kundër Valmieras. Eksperienca nuk u mungon dhe mund të ëndërrojnë për kalimin më tej.

Poll