Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Formula 1 / Hamilton tregon arsyet e humbjes në garën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT

Lewis Hamilton nuk arriti që të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Bakusë, duke humbur sërish terren me Nico Rosberg. Të dy janë shokë skuadre, ndërsa kampioni i botës në fuqi, anglezi Hamilton, tregon arsyet pse nuk arriti që të ngushtojë diferencën me shokun e tij të skuadrës. “Gara e zhvilluar në Baku ishte zhgënjyese për mua, pasi humba shumë terren ndaj Rosberg. Por tani nuk ka më vlerë të flasim për atë garë, pasi mendoj për sfidën e radhës. Është një pistë e shpejtë, por edhe e vështirë për të parakaluar, ndaj është e rëndësishme të nisesh përpara. Kam nevojë për një tjetër fitore, në mënyrë që të hyj sërish në garë për titullin”, sqaron Hamilton.

[caption id="attachment_1361" align="aligncenter" width="768"]nico-rosberg-mercedes-lewis-hamilton_3356104 Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton në sfond[/caption]

Më tej ai flet edhe për shoqërinë me Rosberg, e cila sipas britanikut nuk cënohet nga rezultatet në garë. “Marrëdhënia është shumë e mirë. Nuk e prisja kurrë që do të kishim këto marrëdhënie, por jemi në një moshë që kuptojmë mirë njëri-tjetrin dhe respekti është reciprok. Flasim më shumë mes nesh, diskutojmë dhe besoj se kjo situatë do të jetë gjithnjë mes nesh”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga