
Vllaznia pret në Shkodër, Bylisin. Takimi i vlefshëm për javën e 9, të Abissnet Superiore. Kjo do të jetë sfida e fundin për dy ekipet, që përmbyllin fazën e parë të këtij kampionati. 3 pikët janë të lakmueshmë nga të dy klubet pasi ulje-ngritjet e tyre kanë sjellë jo pak shqetësime për trajnerët.
Mirel Josa kërkon ta mbyllë me fitore këtë fazë me shumë ulje ngritje. Ardian Bellai dhe pse pas dy humbjesh të njëpasnjëshme, kërkojnë të shfrytëzojnë momentin që po kalojnë kuqeblutë dhe të bëjnë befasinë në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Zogoviç, Bulatoviç, Gurishta, Smajli, Marku, Kruja, Juriç, Mala, Alivoda, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Mirel Josa
Bylis: Teqja, Trumci, Damcevski, Qoshku, Lorran, Macolli, Janku, Perreira Da Silva, Kacorri, Lajthia, Beji.
Trajner: Arian Bellai