Goal.com ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë pas përfundimit të fazës së ndeshjeve të dyta në grupe. Nëse në formacionin e ndeshjeve të para pjesë e këtij formacioni ishin dhe dy lojtarë me orgjinë shqiptare njëri që luan me Zvicrën Granit Xhaka , tjetri me Gjermaninë Shkodran Mustafi , këtë herë asnjë shqiptar nuk ishte pjesë e këtij formacioni.
Spanja dhe Belgjika kanë nga dy lojtarë në këtë formacion ndërsa lojtarët e tjerë vijnë nga skuadra të ndryshme.
Lista e plotë me lojtarët :
Almer në portë.
Në mbrojtje : Sigurdsson, Pazdan, Srna, Evans.
Në mesfushë : Hamshik, Witzel , Iniesta , Payet,
Në sulm : Romeo Lukaku dhe Alvaro Morata.