Friday, September 29, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 31-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

01.05
in KRYESORE, SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
FORMACIONI I JAVËS/ Më të mirët e javës së 16-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Formacioni i javes

Share on FacebookShare on Twitter

Kategoria Superiore uli “siparin” për javën e 31-të të saj. Duele dhe rezultate interesante që kanë lëvizur ujërat në kampionat. Tirana e Partizani bëjnë “detyrat” teksa fitojnë me Kastriotin dhe Erzenin ndërsa surpriza e javës mund të quhet Egnatia që turpëroi Vllazninë në Shkodër me fitorne 0-4.

Në gjithë këtë panoramë të javës së 31-të të elitës, Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët, lojtarët që lanë gjurmë duke ndikuar në rezultatet e ekipeve të tyre. Gjithashtu një vend të rëndësishëm zë dhe trajneri i javës.

FORMACIONI I JAVËS:

Pano QIRKO (Teuta) – Gardiani i Teutës është shpeshherë prezent në formacionin e javës. Ndaj Kukësit neutralizoi disa goditje të rrezikshme duke bërë që porta të ruhej e paprekur. Protagonist i rëndësishëm në pikën e fituar nga bregdetarët në Kukës.

Milos STOJANOVIC (Kastrioti) – Krutanët kishin përballë kryesuesit e kampionatit, Tiranën. Një ndeshje shumë e vështirë por që iu bë “yzmeti” të paktën deri pak minuta para fundit. Bardheblutë kontrolluan lojën duke patur edhe disa shanse shënimi por Stojanovic ndodhej gjithmonë aty ku topi binte dhe spastronte zonën e tij. I pathyeshëm në lojën në ajër dhe nuk u kalua asnjëherë në duelet tokësore.

Bruno TELUSHI (Partizani) – Pozita e re duket se i shkon mjaft mirë. Dikur i thonin ushtar, por tani me plot gojë është “graduar” gjeneral. Nga prapavija është siguri e shtuar e Partizanit dhe udhëheq skuadrën e tij me pasimet përpara. Një trajner i dytë në fushën e lojës dhe një mentor për Prekën dhe Sotën, në treshen e mbrojtjes.

Albano ALEKSI (Tirana) – Njëjtë si ai më sipër, Aleksi është “sozia” e Telushit te Tirana. Lider i padiskutueshëm i bardhebluve. Sido që të jetë rezultati, sado i madh të jetë presioni, Aleksi asnjëherë nuk del nga vetja e tij dhe është ai tek i cili “fshihen” pas lojtarët e Tiranës. Shehi e sheh si trajner të dytë në fushë dhe ndaj Kastriotit zhvilloi një ndeshje solide ku shkatërroi disa aksione të rrezikshme të krutanëve.

Donald MËLLUGJA (Egnatia) – Ai gol i shënuar ishte një perlë e vërtetë, me siguri do e shohim në fund të sezonit si një nga kandidatët për golin më të bukur. Protagonist absolut në fitoren spektakolare të rrogozhinasve ndaj Vllaznisë teksa hapi goleadën me gol por asistoi edhe për të dytin, duke vënë menjëherë vulën në Shkodër.

Mario BARJAMAJ (Laçi) – Duket se është prodhimi i rradhës i klubit kurbinas. Mesfushori i krahut ishte i kudondodhur në sfidën ndaj Bylisit. Në mungesë të Mazrekajt mori iniciativën për ndërtimin e aksioneve sulmuese të skuadrës dhe zhvilloi një performancë mjaft të mirë. I merituar vendi në formacionin e javës.

Valentino MURATAJ (Partizani) – Motori i ekipit të Colellës. Ndaj Erzenit e shikoje në nisje të aksionit dhe e shihje përsëri në fund të tij. Një lojtar që nuk lodhet kurrë dhe jep maksimumin deri në fërshëllimën e fundit. Me largimin e Hadrojt, iu desh të bënte edhe mbrojtësin e krahut. Asnjë problem për të teksa neutralizoi mesfushën e shijakasve. Në fushë duket sikur ka 3 mushkri.

FERNANDO Medeiros (Egnatia) – Kur është në ditën e tij, thjeshtë dhuron shfaqje në fushën e lojës. Kënaqësi ta shohesh teksa ledhaton topin në çdo prekje të tij. Ndaj Vllaznisë ishte një nga autorët e golave por meritat kryesore i ka në ndërtimin e lojës së Egnatias. Luan mes linjave dhe me një top të thjeshtë mund të nxjerrë bllof gjithë repartin e mesfushës së shkodranëve.

Florijan KADRIU (Erzeni) – Të vjen keq të shohësh një lojtar që jep më shumë se 100% në një ndeshje dhe në fund të dalë pa asnjë pikë. Kadriu ishte i tillë ndaj Partizanit. Bën i vetëm krahun e majtë, punë që kërkon shumë energji por këto energji ai i ka të pashtershme. Rrezik konstant, ndoshta i vetmi nga shijakasit që “frikësonte” Partizanin.

JACKSON Laurentino (Egnatia) – Bashkë me Fernandon, kanë sjellë samban brazilianw në Rrogozhinë. Nga spektakli i tyre nuk po shijojnë vetëm dashamirësit e Egnatias por të gjithë ata që u pëlqen futbolli i bukur. Ndaj Vllaznisë shënoi golin e Knock Out-it por vlen të përmendet edhe loja e tij prapa Dwamenas. Vallëzon mes lojtarëve shkodran.

Raphael DWAMENA (Egnatia) – Fjalët janë të tepërta për një lojtar të tillë. Jemi me fat… me shumë fat, që e kemi në Superiore. Aseti më i madh i Egnatias dhe tmerr për çdo kundërshtar. Ndaj Vllaznisë terrorizoi mbrojten e tyre duke shënuar një gol identik si ai në Kupë. U lë targën mbrojtësve, driblon edhe portierin e në fund dërgon topin në rrjetë. Sa për informacion, dha edhe 2 asiste, çfarë mund t’i kërkosh më shumë?

Trajner: Edlir TETOVA (Egnatia) – Ndaj Vllaznisë mund të jetë ndoshta ndeshja më e mirë që kanë zhvilluar që prej rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Egnatia nuk mund të quhet surprizë e kampionatit pasi investimet janë bërë pikërisht për këtë moment por surprizë mund të quhet ky lloj futbolli që po luhet nga ekipi i Tetovës. 20 minutat e para e nisëm me vështirësi, ndoshta ishte thjeshtë një “studim” i kundërshtarit por që në momentin e golit të Mëllugjës, rrogozhinasit dominuan edhe detajet më të vogla. Egnatia e Tetovës thjesht dhuroi art në qytetin e artit dhe kulturës.

Tags: aleksiBarjamajbylisdwamenaEgnatiaErzenifernandoformacioniformacionijavesjacksonkadriuKastriotikukesilacimellugjamuratajpartizaniqirkostojanovicsuperioreTelushiTetovateutatiranatrajnerivllaznia
Previous Post

Turneu ‘UEFA Development U-16’, Arifi & Pepnikaj: Përballë kemi ekipe të forta, por ne do të fitojmë

Next Post

Finalja e kampionatit shqiptar, RTSH e sjell falas në ekranet tuaja

Të Lidhura

©Credits Serie C / Cesena - Spal
BOTA

VIDEO/ Sylvinho duhet ta shohë ‘gjahtarin’ e ri të kuqezinjve, shijoni golat e Shpendit kundër Spal

28.09
©Credits AF Elbasani, Facebook
KATEGORIA I

RENDITJA, Kategoria e Parë/ Elbasani kryeson, por “Tigrat” ndiqen këmba-këmbës nga ballshiotët

28.09
©Credits www.instagram.com/gvr2412/
BOTA

“Dëshira e tij për tu rikthyer është e madhe”, agjenti i Kumbullës: Gjithçka po shkon shumë mirë, por preferoj të mos bëj parashikime

28.09
Ylli Manjani - Armand Duka - Erion Veliaj
KRYESORE

Manjani përshëndet zgjedhjen e Armand Dukës në UEFA, thumbon Veliajn: Ku i futi “ko*et e hekurit” miza e kalit të bashkisë?!

28.09
©Credits La Liga / Granada - Real Betis
BOTA

Sylvinho në ‘ankth’, Myrto Uzuni lë fushën e lojës i dëmtuar

28.09
RENDITJA/ Egnatia ‘përfiton’ nga derbi dhe shkëputet në vendin e parë, Skënderbeu në ‘luftë’ për “Final Four”
KRYESORE

RENDITJA/ Egnatia ‘përfiton’ nga derbi dhe shkëputet në vendin e parë, Skënderbeu në ‘luftë’ për “Final Four”

28.09
©Credits MCN TV
KRYESORE

Shënoi golin e fitores ndaj Laçit, Baton Zabërgja: Ja përse ika nga liga e Kosovës dhe erdha në Shqipëri

28.09
©Credits MCN TV
KRYESORE

Nuk u kursye për kritikat ndaj arbitrimit, Luigi di Biagio: Nëse Dinamo iu jep bezdi mjafton që ta dimë

28.09
Load More
Next Post
Të gjithë sytë te supersfida e javës, RTSH Sport e sjell falas në ekranet tuaja

Finalja e kampionatit shqiptar, RTSH e sjell falas në ekranet tuaja

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin











Të Fundit

©Credits La Liga / Osasuna - Atletico Madrid

VIDEO/ Atletico Madrid nuk ndalet, ‘Los Colchoneros’ marrin fitore të pastër dhe i afrohen kreut të renditjes

28.09
©Credits Jose Mourinho

Roma ‘shpartallohet’ në transfertë, Genoa luan ‘poker’ me Jose Mourinhon

28.09
©Credits PSG - Paris Saint- Germain, Facebook

ZYRTARE/ Largohet trajneri i PSG-së, detyrën e merr djali i tij

28.09
©Credits Serie C / Cesena - Spal

VIDEO/ Sylvinho duhet ta shohë ‘gjahtarin’ e ri të kuqezinjve, shijoni golat e Shpendit kundër Spal

28.09
©Credits AF Elbasani, Facebook

RENDITJA, Kategoria e Parë/ Elbasani kryeson, por “Tigrat” ndiqen këmba-këmbës nga ballshiotët

28.09
©Credits www.instagram.com/gvr2412/

“Dëshira e tij për tu rikthyer është e madhe”, agjenti i Kumbullës: Gjithçka po shkon shumë mirë, por preferoj të mos bëj parashikime

28.09
Ylli Manjani - Armand Duka - Erion Veliaj

Manjani përshëndet zgjedhjen e Armand Dukës në UEFA, thumbon Veliajn: Ku i futi “ko*et e hekurit” miza e kalit të bashkisë?!

28.09
©Credits La Liga / Granada - Real Betis

Sylvinho në ‘ankth’, Myrto Uzuni lë fushën e lojës i dëmtuar

28.09

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In