Tuesday, March 28, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 19-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

31.01
in KRYESORE, SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
FORMACIONI/ Mbyllet java e 6 në Superligë, lojtarët dhe trajneri fitues

Formacioni i Javes

Share on FacebookShare on Twitter

Kategoria Superiore nisi gjysmën e dytë të sezonit me javën e 19-të që prodhoi disa rezultate surprizë dhe ndeshje plot emocione me gola pafund. Surpriza e javës quhet Kukësi me verlindiroët që mposhtën Tiranën në shtëpi ndërsa spektakël golash dhuroi ndeshja Laçi 4–3 Teuta dhe Erzeni 3-2 Vllaznia.

Newsport.al ka zgjedhur më të mirët e javës së 19-të të elitës bashkë me trajnerin që meriton një vend në formacion. Nga porta në sulm, njihuni me futbollistët që shkëlqyen në Superiore duke dhënë kontributin e tyre me skuadrat që aktivizohen.

FORMACIONI I JAVËS:

Alen SHERRI – Gardiani i Egnatias dhuroi një tjetër paraqitje të nivelit të lartë. Shkodrani ishte një mur në katërkëndëshin e rrogozhinasve duke ndalur disa herë festën e Partizanit. Në pjesën e parë ndali një 11-metërsh të Tedi Carës dhe pas ndeshjes tregon karakterin e tij teksa nuk harron t’i japë merita “rivalit” Bruno Puja që e udhëzoi për penalltinë.

Altin BYTYÇI – Shtatlarti i Kukësit ishte në ditën e tij në fitoren ndaj Tiranës teksa ishte një protagonist absolut me golin e shënuar dhe duelet me sulmuesit bardheblu. Një nga “shtyllat” e Kukësit teksa në moshën 22-vjeçare luan sikur ka vite mbi supe. Hasi pak vështirësi në futjen e Kristal Abazajt por përballë Patrick dhe Gjumsit ishte i pakalueshëm.

Gëzim KRASNIQI – U rikthye nga dëmtimi dhe kapiteni i Erzenit tregon sesa i rëndëishëm është për shijakasit. Trajneri Kapllani nënvizon gjithmonë emrin e tij në intervistat pas ndeshjes. Dje ndaj Vllaznisë fitoi thuajse çdo duel me Bekim Balajn. Pavarësisht dy golave të pësuar, faji nuk ishte i tiji teksa një erdhi pas “reboundit” të topit në zonë ndërsa tjetri nga një goditje prej distancës. Lider.

Renato MALOTA – Njëjtë si Krasniqi, me të cilin ka qenë partner prej vitesh në mbrojtje, Malota është një faktor i rëndësishëm në suksesin e Egnatias. Mbrojtësi me eksperiencë ka rigjetur formën më të mirë teksa dje ndaj Partizani ishte solid përballë lojtarëve të kuq.

Ilirid ADEMI – Goleada në Niko Dovana nisi nga këmbët e tij. Anësori i Erzenit mori një top nga mesi i fushës dhe vrapoi si rraketë nga krahu i djathtë për të dërguar topin në këmbët e Smajlit që do e devijonte në portën e tij. I kudondodhur dhe nuk lodhet kurrë, është nga ata lojtarë që çdo trajner “dashuron” pasi kthehet pas sa herë ekipi ka nevojë.

Michael BABATUNDE – Eksperienca e tij dhe CV-ja e pasur ishte shkaku pse Laçi e afroi në verë. Mesfushori nigerian është një titullar absolut i kurbinasve që nga fillimi i sezonit. Një dëmtim e ndali për një kohë të shkurtër por tashmë është rikthyer sërish. Ndaj Teutës gjeti rrugën e rrjetës por dhuroi edhe dy asiste për shokët e skuadrës.

Serxho UJKA – Mesfusha është e Laçit këtë javë, si Babatunde ashtu edhe Ujka dominuan mesin e fushës në ndeshjen ndaj Teutës. Jo vetëm që shënoi por edhe kontrolloi cdo top në mesfushë. Është filtruesi i lojës së kurbinasve dhe ka besimin e plotë të cdo trajneri që vjen në krye të Laçit.

Eridon QARDAKU – Talenti shkodran i Bylisit është ndoshta lojtari më i mirë i ballshiotëve. Ndaj Kastriotit ishte një rrezik konstant, nuk gjeti rrugën e rrjetës por volumin e lojës që prodhon, pakkush e bën në Superiore. Gjen hapsira, driblon, kthehet në mbrojtje, shkurt vetëm goli i mungon.

ADELEKE Akinyemi – Luajti ndeshjen e fundit me Laçin dhe e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme. Realizoi një dygolësh që qetësoi kurbinasit dhe ishte një rrezik për mbrojtjen e Teutës. Erdhi si sulmues por luan kudo që t’i thotë trajneri, herë në krah, herë si sulmues i dytë, ai e bën detyrën e tij.

Raphael Dwamena – Një lojtar që rrethanat e veçanta e sollën në Superiore. Cilësitë e tij janë shumë të qarta, niveli është për një kampionat më të fortë. Nuk ka luajtur kot me Levanten në Spanjë. Që kur erdhi tek Egnatia është kthyer në pikë referimi në sulm. Ndaj Partizanit i dha 1 pikë rrogozhinasve me golin e shënuar.

Patrick NONATO – Me dygolëshin ndaj Vllaznisë merr kryesimin e renditjes së golashënuesve sëbashku me Florent Hasanin e Tiranës, pas largimit të Xhixhës dhe Skukës. Bomberi i Erzenit është arma kryesore e shijakasve. Kur niset me top vështirë se ndalet dhe ka një nuhatje të frikshme, duket sikur nuk jeton dot pa shënuar. Një bomber “rrace” nga ato që janë në “zhdukje” me futbollin modern.

Trajner: Rrahman HALLAÇI – Tekniku i Kukësit arriti të merrte një fitore surprizuese ndaj kampionëve dhe kryesuesve të kampionatit. I dha një frymëmarrje Kukësit teksa i ka marrë maksimumin djemve në dy ndeshjet e fundit. Afrimet e reja të merkatos duket se po funksionojnë dhe Hallaçi ka gjetur formulën për të marrë ato pikë aq të rëndësishme në garën për mbijetesë. Fitoi garën e pankinave me “Trajnerin e Vitit”, Orges Shehin.

Formacioni i javes se 19-te ne Superiore
Tags: adelekeademibabatundebylisbytycidwamenaEgnatiaErzeniformacionihallacikrasniqikukesilaciMalotanonatopartizaniqardakusherrisuperioretiranaujkavllaznia
Previous Post

ZYRTARE/ Idhuj të tifozëve të Romës, dyshja bashkohen sërish pas 5 vitesh

Next Post

Përgjigjet e analizave “trondisin” Ten Hag, ylli i Manchester United do të mungojë gjatë

Të Lidhura

LIVE/ Kosova e detyruar të fitojë, ndaj Andorras nuk lejohen hapa fals, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”
Euro 2024

LIVE/ Kosova e detyruar të fitojë, ndaj Andorras nuk lejohen hapa fals, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”

28.03
EKSKLUZIVE/ Shpalosi banerin me Luizin e Big Brother, tifozi besnik i Shqipërisë: Do të ketë surpriza të tjera në Çeki, ju tregoj historinë time në mbështetje të Kombëtares
FACENEWS

EKSKLUZIVE/ Shpalosi banerin me Luizin e Big Brother, tifozi besnik i Shqipërisë: Do të ketë surpriza të tjera në Çeki, ju tregoj historinë time në mbështetje të Kombëtares

28.03
Përgatitje intensive në pauzën e kombëtareve, Edi Martini teston skuadrën para Partizanit
KRYESORE

Përgatitje intensive në pauzën e kombëtareve, Edi Martini teston skuadrën para Partizanit

28.03
“Air Albania” mbyllet për Tiranën, bardheblutë presin Erzenin në “shtëpinë e re”
KRYESORE

“Air Albania” mbyllet për Tiranën, bardheblutë presin Erzenin në “shtëpinë e re”

28.03
Ndeshje spektakolare në EURO 2024, të gjithë në “Fadil Vokrri” (SFIDAT)
BOTA

Spanja me rotacione, Zvicra kërkon fitoren ndaj Izraelit, Modric përballë Turqisë (FORMACIONET ZYRTARE)

28.03
Derbi në Kupën e Shqipërisë, MARTINI dhe KAPLLANI zgjedhin 11-të “luftëtarët” e “Niko Dovanës”
Euro 2024

4 ndryshime nga Izraeli, KOSOVA kërkon fitoren e parë në “Fadil Vokrri” (FORMACIONI ZYRTAR)

28.03
VIDEO/ Kuqezinjtë e vegjël “trashëgojnë” mallkimin e ekipit A, Shqipëria U17 humbet 2 pikë në “Air Albania” dhe nuk arrin kualifikimin
KOMBETARJA

VIDEO/ Kuqezinjtë e vegjël “trashëgojnë” mallkimin e ekipit A, Shqipëria U17 humbet 2 pikë në “Air Albania” dhe nuk arrin kualifikimin

28.03
“Kemi nevojë për një lojtar të tipit SKELA”, Shkëlqim MUÇA analizon lojën e kuqezinjve: Sylvinhos i duhet dhënë kohë
Euro 2024

“Kemi nevojë për një lojtar të tipit SKELA”, Shkëlqim MUÇA analizon lojën e kuqezinjve: Sylvinhos i duhet dhënë kohë

28.03
Load More
Next Post
Përgjigjet e analizave “trondisin” Ten Hag, ylli i Manchester United do të mungojë gjatë

Përgjigjet e analizave “trondisin” Ten Hag, ylli i Manchester United do të mungojë gjatë











Të Fundit

LIVE/ Kosova e detyruar të fitojë, ndaj Andorras nuk lejohen hapa fals, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”

LIVE/ Kosova e detyruar të fitojë, ndaj Andorras nuk lejohen hapa fals, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”

28.03
FORMACIONET ZYRTARE/ Miqësore luksi në Gjermani, Flick teston “Panzerat” me Belgjikën

FORMACIONET ZYRTARE/ Miqësore luksi në Gjermani, Flick teston “Panzerat” me Belgjikën

28.03
EKSKLUZIVE/ Shpalosi banerin me Luizin e Big Brother, tifozi besnik i Shqipërisë: Do të ketë surpriza të tjera në Çeki, ju tregoj historinë time në mbështetje të Kombëtares

EKSKLUZIVE/ Shpalosi banerin me Luizin e Big Brother, tifozi besnik i Shqipërisë: Do të ketë surpriza të tjera në Çeki, ju tregoj historinë time në mbështetje të Kombëtares

28.03
Përgatitje intensive në pauzën e kombëtareve, Edi Martini teston skuadrën para Partizanit

Përgatitje intensive në pauzën e kombëtareve, Edi Martini teston skuadrën para Partizanit

28.03
“Air Albania” mbyllet për Tiranën, bardheblutë presin Erzenin në “shtëpinë e re”

“Air Albania” mbyllet për Tiranën, bardheblutë presin Erzenin në “shtëpinë e re”

28.03
Ndeshje spektakolare në EURO 2024, të gjithë në “Fadil Vokrri” (SFIDAT)

Spanja me rotacione, Zvicra kërkon fitoren ndaj Izraelit, Modric përballë Turqisë (FORMACIONET ZYRTARE)

28.03
Shënoi gol në tokën serbe, Granit XHAKA: Nuk ishte e lehtë për mua të shkoja në atë vend, i lumtur për 3 pikët

Shënoi gol në tokën serbe, Granit XHAKA: Nuk ishte e lehtë për mua të shkoja në atë vend, i lumtur për 3 pikët

28.03
Derbi në Kupën e Shqipërisë, MARTINI dhe KAPLLANI zgjedhin 11-të “luftëtarët” e “Niko Dovanës”

4 ndryshime nga Izraeli, KOSOVA kërkon fitoren e parë në “Fadil Vokrri” (FORMACIONI ZYRTAR)

28.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In