• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
KRYESORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 14-të, lojtarët dhe trajneri fitues

January 16, 2021 KRYESORE, SUPERIORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 14-të, lojtarët dhe trajneri fitues
KRYESORE

Sot është mbyllur java e 14-të e Superiores. 10 gola të shënuar në 5 ndeshje, ku spikat fitorja 1-0 e Vllaznisë në transfertë kundër Kukësit. Partizani arriti të triumfonte në Korçë në një terren të pushtuar nga dëbora, ndërsa surprizë ishte Apolonia që mposhti Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët e javës së kësaj jave, nga portieri e deri në repartin e sulmit. Një meritë të veçantë ka edhe trajneri i Apolonisë Kamarata që duket se ka ndryshuar me magji ekipin e tij, por për atë që prodhon në fushën e blertë Vllaznia dhe vazhdimësinë në rezultate, këtë javë fiton Thomas Brdariç.

FORMACIONI I JAVËS.

Visar Bekaj – Kastrioti kaloi i pari në avantazh dhe nëse nuk do të ishte “gardiani” i Tiranës, shifrat do të ishin thelluar duke e komplikuar seriozisht takimin për bardheblutë. Me të drejtë, portieri kosovar ishte goditja e duhur e kampionëve në merkaton e verës. Një siguri më vete për gjithë ekipin që premton dhe qetëson shumë për të ardhmen.

Marsen Ismailgeci – Talenti i skuadrës së Tiranës është ndër më të mirët në fushë për bardheblutë. Merr shumë herë krahun, mbron mirë në prapavijë dhe me “sallaksen” e tij dridh disa herë kundërshtarin. Nëse vijon me ritme të tilla, e ardhmja e tij padyshim do të jetë larg Shqipërisë dhe Superligës sonë.

Eljon Sota – Qendërmbrojtësi i Apolonisë bën spektakël ndaj Laçit. “U merr shpirtin” sulmuesve kurbinas duke fituar çdo duel me ta. Javë pas jave ka treguar progres në lojën e tij duke u shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të organikës fierake.

Mevlan Adili – Nëse ka një lojtar që këtë sezon po mrekullon me performancën e tij, padyshim ai është qendërmbrojtësi i Vllaznisë. Dje, ndaj Kukësit nuk gaboi në asnjë moment. Ndali çdo aksion të kundërshtarit si dhe mbante lart prapavijën ndaj sulmeve verilindore. Ka marrë rolin e liderit në mbrojtje duke merituar, pse jo, javë pas jave një vend në formacionin më të mirë.

Esat Mala – Sot luan si mbrojtës i djathtë. Në një pozicion që ishim mësuar ta shihnim disa herë me trajnerin Skënder Gega, Mala sot bën mjaft mirë. Elementët pozitivë të teknikës së tij ishin në plan të dytë, pasi në një terren të mbuluar nga dëbora, ai vrapoi pa pushim duke dalë fitues thuajse në çdo luftim me Skënderbeun.

Idriz Batha – Motorri i mesfushës së Tiranës që nuk pushon asnjë sekondë. Lëviz pa pushim gjatë gjithë 90 minutave dhe arrin të shënojë atëhere kur ekipi ka më shumë nevojë se kurrë. Ndaj Kastriotit tregon cilësinë dhe grintën e tij, duke u shndërruar në pikë referimi tek të rinjtë që përbëjnë organikën bardheblu.

Ardit Krymi – E tha edhe vetë pas fitores me Kukësin, por ky duhet të jetë sezoni më i mirë i karrierës së tij. Ndihmon maksimalisht Vllazninë në repartin e mesfushës, punon shumë duke i hapur shumë punë kundërshtarit. Një shkodran që ka rigjetur veten e tij me ardhjen e trajnerit Thomas Brdariç.

Jasir Asani – Dy gola nga Partizani, dy asiste pikërisht nga mëngjërashi shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Lufton dhe fiton shumë duele në fazën ofensive, si dhe vepron mirë në mbrojtje. Në një terren të vështirë siç ishte stadiumi i Skënderbeut të Korçës, 25-vjeçari arriti t’i jepte një dorë të rëndësishme skuadrës për marrjen e 3 pikëve.

Lorenco Vila – Mesfushori i durrsakëve merr skuadrën për dore atëherë kur trajneri Edi Martini ka nevojë. Jo vetëm që është në flirt të vazhdueshëm me golin, por në çdo sfidë lë gjurmë me inkursionet e tij në gjysmëfushën kundërshtare. Teuta mori 3 pikë të rëndësishme me një Lorenco Vila që s’u ndal thuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Arlind Kalaja – I besuan dhe ua shpërbleu. Pas shumë muajve mungesë në fushë për shkak dëmtimi dje bëri atë që çdo shkodran e kishte ëndërruar. Nxorri jashtë loje Kukësin për titullin kampion dhe realizoi golin e vetëm që i dha fitoren Vllaznisë.

Ernest Muçi – Është konstant në lojën e tij. Jo vetëm që shënon, por di të luajë bukur për t’i dhënë tjetër ngjyrim golave të tij. Ndaj Kastriotit ishte i papërmbajtshëm, realizoi dhe bëri thuajse çdo gjë në përfeksion. Me të drejtë flitet me superlativa për cilësitë e këtij djaloshi 19-vjeçar që ka marrë përsipër një peshë të rëndë, por deri më tani i ka mrekulluar të gjithë.

Trajner: THOMAS BRDARIÇ
Ngjyrat e Vllaznisë së tij janë si Barcelona, por në fakt këtë ekip këtë sezon e ka shndërruar në një ekip mini-katalanas. Pasime të shpejta dhe të sakta, topa tokazi dhe zbatim detyrash deri në detaje. Çfarë skuadre ka arritur të krijojë. Mposht një kundërshtar direkt si Kukësi duke e nxjerrë përfundimisht jashtë lojës për titull. Vllaznia e tij i kënaq të gjithë sportdashësit me performancën në fushë. Erdhi si i panjohur në botën e trajnigut, por deri tani ka dhënë leksione për të gjithë skeptikët. /Newsport.al/

Formacioni i javës
Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Katër ndeshje në dritën e diellit dhe derbi me prozhektorë, AXHENDA e javës së 15-të të Superiores
Previous article MOVIOLA/ Gjyqtari Andi Koçi e katranos në Fier, dy episode që vendosën ndeshjen Apolonia-Laçi (VIDEO)

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

KUKËSIT i mungon ylli i ekipit, Mirel JOSA projekton skuadrën në transfertë
February 26, 2021

KUKËSIT i mungon ylli i ekipit, Mirel JOSA projekton skuadrën në transfertë

"S'heqim dorë nga objektivat, kemi mungesa", Orges SHEHI: Ndaj Vllaznisë të sillemi si kampionët, Muçi do na mungojë
February 26, 2021

"S'heqim dorë nga objektivat, kemi mungesa", Orges SHEHI: Ndaj Vllaznisë të sillemi si kampionët, Muçi do na mungojë

"S'kam emocione kur luaj me Tiranën", Eni IMAMI flet si ish: Tifozët në Shkodër "na dëmtuan", dua të shënoj nesër
February 26, 2021

"S'kam emocione kur luaj me Tiranën", Eni IMAMI flet si ish: Tifozët në Shkodër "na dëmtuan", dua të shënoj nesër

Trajnerin e përkthen një ish-lojtar i Tiranës, Thomas BRDARIC: E dimë rëndësinë e ndeshjes me bardheblutë, në javët e fundit s'kemi bërë mirë
February 26, 2021

Trajnerin e përkthen një ish-lojtar i Tiranës, Thomas BRDARIC: E dimë rëndësinë e ndeshjes me bardheblutë, në javët e fundit s'kemi bërë mirë

Jasir Asanin e dërguan sërish te AIK, vjen reagimi i suedezëve
February 26, 2021

Jasir Asanin e dërguan sërish te AIK, vjen reagimi i suedezëve

2 titullarët humbasin klasiken me Tiranën, BRDARIC në hall te Vllaznia
February 26, 2021

2 titullarët humbasin klasiken me Tiranën, BRDARIC në hall te Vllaznia

Lajmet e fundit

___

Feb 26 11:24 AM
VENDI

KUKËSIT i mungon ylli i ekipit, Mirel JOSA projekton skuadrën në transfertë

Feb 26 11:06 AM
BOTA

Hidhet shorti i Europa League, Milan, Roma, Tottenham e Manchester United përballen me njëra-tjetrën

Feb 26 10:47 AM
KRYESORE

“S’heqim dorë nga objektivat, kemi mungesa”, Orges SHEHI: Ndaj Vllaznisë të sillemi si kampionët, Muçi do na mungojë

Feb 26 10:36 AM
VENDI

“S’kam emocione kur luaj me Tiranën”, Eni IMAMI flet si ish: Tifozët në Shkodër “na dëmtuan”, dua të shënoj nesër

Feb 26 10:26 AM
BOTA

ZYRTARE/ S’mjaftojnë rezultatet e dobëta, Liverpool humbet për disa muaj kapitenin

Feb 26 10:05 AM
KOMBETARJA

VIDEO/ Spanjollët e Espanyol “zbërthejnë” KEIDI BAREN, mesfushori kuqezi: Më pëlqen si më quajnë, jam shqiptari i vetëm që s’pëlqej fasulet

Feb 26 9:47 AM
KRYESORE

Trajnerin e përkthen një ish-lojtar i Tiranës, Thomas BRDARIC: E dimë rëndësinë e ndeshjes me bardheblutë, në javët e fundit s’kemi bërë mirë

Feb 26 9:30 AM
KRYESORE

Jasir Asanin e dërguan sërish te AIK, vjen reagimi i suedezëve

Feb 26 9:15 AM
KRYESORE

2 titullarët humbasin klasiken me Tiranën, BRDARIC në hall te Vllaznia

Feb 26 8:59 AM
BOTA

Ndeshja e prapambetur e Serie A, mësohet kur do luhet Juventus – Napoli

Feb 26 8:42 AM
KRYESORE

Derbi për Europën, Superliga nis javën e 21 me një “finale”

Feb 26 8:26 AM
KRYESORE

2 ditë me temperaturë, izolohet futbollisti i Tiranës para klasikes

Feb 26 12:00 AM
BOTA

U aktivizua ndaj Real Sociedad, talenti 17-vjeçar vendos rekord te Man United

Feb 25 11:49 PM
BOTA

“E meritonim kualifikimin”, Pioli e pranon: Duhet Milani i fillim sezonit, Europa League objektivi jonë

Feb 25 11:35 PM
BOTA

“Unë nuk kam luajtur kriket, por futboll”, Stankovic flet pas eleminimit nga Milani: Duhet të gjuanim goditjen e këndit në fund, Interi favorit për titullin në Itali

Feb 25 11:22 PM
BOTA

U largua nga fusha i dëmtuar, lojtari i Romës rrezikon të mungojë ndaj Milanit

Feb 25 11:06 PM
BOTA

Nesër hidhet shorti, njihuni me 16 skuadrat e kualifikuara në Europa League

Feb 25 10:21 PM
BOTA

Ndërroi fanellën me Messin, portieri i Elche e pranon: U surprizova, kam besim se mbijetojmë në La Liga

Feb 25 10:05 PM
BOTA

Panuçi tregon aventurën te Roma dhe “thumbon” Cassanon: Nuk preferoj të them asgjë për të, Capello me kërkonte në çdo skuadër

Feb 25 9:40 PM
BOTA

Napoli u eleminua nga Europa League, ja kur do të luhet ndeshja e prapambetur ndaj Juventusit

Feb 25 9:24 PM
KRYESORE

FOTO/ Klasikja e Shqipërisë ndez atmosferën, në Shkodër bëjnë gati surprizën për Tiranën

Feb 25 9:13 PM
BOTA

VIDEO/ Milani kualifikohet me shumë vështirësi, Leicester dhe Leverkusen jashtë Europa League

Feb 25 8:57 PM
BOTA

VIDEO/ Ëndrra që nisi nga Durrësi, Granada eleminon edhe Napolin në Europa League

Feb 25 8:50 PM
BOTA

VIDEO/ Arsenal kualifikohet mes “drithërimash”, Napoli pranë largimit nga Europa League (REZULTATET)

Feb 25 8:30 PM
VENDI

Vizitoi stadiumin e Skënderbeut, sheikut i vjedhin celularin

Feb 25 8:06 PM
VENDI

“Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Presidenti Ilir Meta dekoron 4 legjendat e Dinamos

Feb 25 7:51 PM
BOTA

FORMACIONET/ Theo dhe Ibra në stol, Milani dhe Crvena zbulojnë 11-shet titullare

Feb 25 7:18 PM
BOTA

VIDEO/ Nuk do të jetë në fushë për shkak dëmtimi, Kumbulla kujton golin e parë me Romën: Një e enjte e paharrueshme

Feb 25 6:44 PM
KOMBETARJA

Shqipëria U-17 nis seleksionimet, Bulku tregon objektivin: Punojmë për t’i shërbyer të ardhmes së Kombëtares

Feb 25 6:27 PM
BOTA

“Fitorja 5-1 ndaj Partizanit në derbi më e bukura”, Ernest Muçi iu përgjigjet tifozëve në rrjetet sociale: Ju tregoj dy ëndrrat e mia (VIDEO)

Feb 25 6:10 PM
BOTA

ZYRTARE/ Largim për arsye personale, Thierry Henry mbyll aventurën në Amerikë

Feb 25 5:53 PM
BOTA

FORMACIONET/ Rrahmani e nis titullar, njihuni me rreshtimet e Napoli-Granada

Feb 25 5:40 PM
BOTA

VIDEO/ Gol me vlerë 3 pikëshi, ish-sulmuesi i Skënderbeut tund rrjetën në Azerbajxhan

Feb 25 5:23 PM
KOSOVA

FOTO/ 4 ndeshje radhazi pa fitore, tifozët e Feronikelit kërkojnë largimin e Klodian Duros: Nuk je trajner, por analist

Feb 25 5:06 PM
BOTA

Mijëra tifozë jashtë stadiumit të Atalantës, “shpërthen” Kryetari i Bashkisë së Bergamos: Sjellje e papërgjegjshme, të gjobiten të gjithë

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2020. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P