
Kategoria Superiore do zhvillojë sot dy duelet e mbetura të javës së 23-të. Në Shkodër, Vllaznia pret Kukësin, me ndeshjen që mund të sjellë ndryshimin e kreut të renditjes së Kategorisë Superiore. Për verilindorët është jashtë mbrojtësi Blerim Kotobelli, me mëngjarashin që ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë.
Në duelin e orës 16:00, pritet që në fushë të jetë kapiteni Agim Ibraimi. Sulmuesi mungoi për disa ditë prej një dëmtimi në gju, teksa shihet titullar në duelin e sotëm. Mbrojtja pritet t'I besohet Gragoshit, Lulajt dhe Kurdiç, ndërsa në fashën e majtë Baravikas.
Formacioni i mundshëm:
Kukësi: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdiç, Baravikas, Tsintsadze, Demiri, Taipi, Leira (Gashi), Ibraimi, Eze