
Kategoria Superiore do zhvillojë sot sfidat e javës së 33-të. Në fushë do zbresin dhjetë skuadra, me ndeshjet që do luhen në dy orare. Në 16:00 do luhen katër sfida, teksa ora 19:00 është rezervuar për derbin mes Partizanit dhe Tiranës.
Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti pret Teutën në 16:00. Trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu është I pezulluar për këtë sfidë, teksa janë zbardhur formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti: Hidi, Husein, Çela, Shkalla, Prodani, Nuriu, Rami, Bardhi, Rezi, Okebugu, Moraes
Teuta: Frashëri, Todorovski, Kouros, Hoxha, Jackson, Aleksi, L. Vila, Bregu, Daja, E. Vila, Krasniqi Trajner: Edi Martini
Poll