Tirana dhe Laçi do të përballen në Elbasan Arena në orën 17:00 për javën e 25-të të Superiores. Bardheblutë duan reagimin e menjëhershëm pas humbjes në derbi për të synuar edhe njëherë tjetër kreun e kampionatit. Për kurbinasit situata është më e nexehtë teksa rrezikojnë seriozisht të garojnë për mbijetesë.
Në vendin e tetë të zonës Play-Out, bardhezinjtë janë tre pikë larg Bylisit në zonën e rënies dhe 3 larg Kukësit në zonën e sigurisë. Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare me Tiranën që vjen me mungesa në këtë sfidë.
Formacionet Zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Lulaj, Aleksi, Iseni; Deliu, Hila, Lushkja; Hasani, Nikqi, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Laçi (4-3-3): Selmani, Duka, Roganovic, Kurti, Turkaj, Manellari, Ujka, Marku, Babatunde, Mazrekaj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani