Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Luigi Di Biagio zgjedh 11-tëshen titullare, Alfred Deliallisi me më të mirët

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET ZYRTARE/ Luigi Di Biagio zgjedh 11-tëshen titullare, Alfred

Erzeni – Dinamo është takimi i parë dhe i vetëm që do të luhet ditën e sotme. Ky takim është i vlefshëm për javën e 4-të të “Abissnet Superiore” dhe do të startojë në orën 16:00.

Një duel ku pritet të jetë i luftuar dhe vë përballë dy ekipet që synojnë 3 pikët. Shijakasit ende nuk kanë provuar shijën e fitores dhe ndaj “Bluve” do të tentojnë të rrëmbejnë 3 pikët e para të sezonit.

Ndërkohë nga krahu tjetër vjen pas fitores me Kukësin dhe ndaj shijakasve do të tentojë një tjetër 3 pikësh. Luigi Di Biagio do të luajë në këtë sfidë pa dy titullarë. Rustem Hoxha dhe Andoni mungojnë për arsye dëmtimesh, ndërsa nga krahu tjetër Alfed Deliallisi ka skuadrën e plotë.

Të dy timonierët kanë zgjedhur 11-tëshen e tyre titullare që do të zbresin në fushën e “Egnatia Arena”.

Formacionet zyrtare:

Erzeni: Hasanbelli, Alba, Sadiki, Atanda, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanovic, Peposhi, Zeka, Mihana, Meçja. / Trajner: Alfred Deliallisi

Dinamo: Rexhepi, A.Marku, Behiratche, Samake, Prodani, Krasniqi, Lorran, Denisson, Zabërgja, Kaçori, Vila. / Trajner: Luigi di Biagio

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga