Është dita e Kristjan Asllanit për ta nisur si titullarë me ekipin e Inter. Ndeshja miqësore mes Inter dhe Villarreal do të sjellë debutimin në formacionin e parë të mesfushorit shqiptarë në rradhët e Inter.
Tekniku Inzaghi ka preferuar që Asllani të startojë ndeshjen nga minuta parë përkrahë Lukako e Martinez. Ylli i kombëtares së Shqipërisë po jeton ëndrrën e tij në Milano.
Kristjan Asllani do të jetë pjesë e formacionit pasi shkak u bë dhe dëmtimi i Marcelo Brozoviç që nuk do jetë pjesë e miqësores që Inter do zhvillojë sot përballë Villareal. Mesfushori ka pësuar një dëmtim, i cili nuk është serioz, por mjaftueshëm për ta lënë jashtë fushës së blertë kundër spanjollëve.
