Faza e grupeve në Champions League ngre “siparin” me dy sfidat e para që do të zhvillohen në orën 18:45. Chelsea me Armando Brojën do të përballen kundër Dinamo Zagreb në shtëpin e këtyre të fundit.
Ndërsa sfida e radhës është ajo mes Dortmund dhe Copenhagen. Sfida që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” në orën 18:45. Si Dortmund ashtu dhe Chelsea do të kërkojnë që ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre në Champions.
Chelsea nuk po tregon qëndrueshmëri në Premier League, por në Champions do të kërkojnë konfirmin e tyre, pas milionave të shpenzuara në merkato. Ndërsa Dortmund ka arritur të regjistroj fitore minimale në javët e fundit. Merkatoja e gjermanëve ishte tepër e "vakët" në krahasim me rivalin e tyre në Bundesligë. Grupi i vështirë që ka Borussia nuk i lë zgjidhje tjetër veç 3 pikëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Dinamo Zagreb - Chelsea 18:45
Dortmund - Copenhagen 18:45