
Belgjika do të luajë ndeshjen e dytë të Kupës së Botës ndaj Marokut, takim i cili do të nisë në orën 14:00. Një sfidë interesante dhe që shikon “djajtë” favoritë për të fituar, por ky kompeticion na ka treguar se ekipet që konsiderohen të vogla në letër mund të dhurojnë “show”.
Pas fitores minimale ndaj Kanadasë, djemtë e Martinez duan 3 pikëshin e dytë për të siguruar edhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Për këtë duel janë bërë zyrtare edhe formacionet me të cilat dy trajnerët do të zbresin dy kombëtaret në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Belgjika: Courtois, Meunier, Vertonghen, Alderweireld, Castagne, Witsel, Onana, Thorgan Hazard, De Bruyne, Eden Hazard, Batshuayi.
Maroku: Bounou, Hakimi, Saïss, Aguerd, Mazraoui, Amrabat, Ounahi, Amallah, Boufal, En-Nesyri, Ziyech.