Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONET/ Përballje "gjigantësh" në Kupën e Italisë, Ibrahimovic-Ronaldo vendosin për fatin e trajnerëve të tyre

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Përballje "gjigantësh" në Kupën e

Mbrëmjen e sotme në "San Siro" do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventus. Ditën e djeshme Napoli arriti të fitonte ndaj Interit me rezultatin 1-0, duke surprizuar ekipin e Conte. Sfida e sotme premton spektakël më vete, teksa rezultati do të përcaktojë dhe të ardhmen e trajnerëve të të dyja skuadrave. Pas rezultateve negative dhe lojërave jo të mira, si Pioli  i Milanit edhe Sarri i Juventus janë në dyshim mbi të ardhmen e tyre.

Një përballje tjetër interesante do të jetë ajo mes Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo, të dy futbollistët janë shpallur si "Zot" të Seria A dhe rivaliteti i tyre nuk është ulur prej vitesh. Mediat italiane kanë zbuluar gjithashtu dhe formacionet e mundshme për sfidën e sotme, teksa të dy trajnerët do të hedhin nga minuta e parë lojtarët më të mirë të tyre.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic. Trajner Pioli.

JUVE (4-3-1-2): Buffon; De Sciglio, De Ligt, Bonuçi, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Cristiano Ronaldo, Dybala. Trajner Sarri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga