
Në orën 18:00, Roma dhe Milani do të përballen në Olimpico për javën e 32-të të Serie A. Do të jetë një ndeshje nivel finaleje teksa 2 klubet ndajnë nga 56 pikë dhe duelojnë ashpër për një vend në zonën Champions, aktualisht Milani në të 4-tin ndërsa Roma në të 5-tin jashtë saj.
Kryeqytetasit vijnë me mungesa të rëndësishme teksa mbrojtësi Smalling ddo të jenë mungesa të sigurta ndërsa frikë jep edhe ylli i skuadrës, Paulo Dybala, i cili pritet ta nisë nga stoli këtë sfidë.
Lajm i mirë është për Kumbullën teksa sheh t’i hapet rruga në formacionin titullar me Mourinhon që kërkon një ekip solid në mbrojtje, sidomos në krahun e djathtë, aty ku Theo dhe Leao pritet të ndezin motorrët.
Fomacionet zyrtare:
ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibañez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini; Abraham, Belotti.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud.