
Atalanta dhe Roma do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në Gewiss Stadium, të Atalantas.
Bergamaskët do të kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresën për një vend në Kupat e Europës ndërsa kryeqytetasit, janë të dënuar të fitojnë pasi si Milani edhe Interi, morën 3 pikë dje dhe kërcënojnë seriozisht vendin e katërt dhe të fundit për grupet e Champions League.
Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe Berat Gjimshiti e nis sërish nga e para për bluzinjtë ndërsha shqiptari tjetër, Marash Kumbulla shijon një tjetër ndeshje nga stoli.
Formacionet Zyrtare:
Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Gjimshiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Ederson, Maehle; Koopmeiners, Pasalic; Zapata. Trajner: Gian Piero Gasperini.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ibanez; Celik, Cristante, Bove, Zalewski; Pellegrini, Solbakken; Abraham. Trajneri: Jose Mourinho.