
Kosova do të luajë sonte kundër Zvicrës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përqëndrimi është maksimal dhe tanimë është klubi i Ballkanit që i uron fat Dardanëve.
Në një postim të bërë në kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës thuhet: “I urojmë fat dhe suksese kombëtares së Kosovës në futboll në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës. Forca Kosovë!”
Kujtojmë që Kosova ndodhet në vendin e pestë me 3 pikë, kurse Zvicra në të parin me 10 pikë.
Poll