Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Revista Forbes: Ronaldo sportisti më i paguar në botë, zbulohet paga marramendëse e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Revista Forbes: Ronaldo sportisti më i paguar në botë, zbulohet

Revista Forbes ka shpallur listën e sportistëve më të paguar në botë. Në krye të kësaj liste është renditur pikërisht Ronaldo me të ardhura vjetore prej 90 milionë eurosh, duke lënë pas basketbollistin Lebron James me 86 milionë $ dhe Lionel Messin me 80 milionë $.

Ronaldo aktualisht ka një pagë te Reali prej 30.8 milionë paundësh, por burimi kryesor i parave për futbollistin nuk është rroga te spanjollët,  por reklamat.

Portugezi përfiton rreth 55 milionë $ nga këto të fundit, pasi  është imazh i shumë kompanive ndërkombëtare  si : Tag Heuer, Sacoor Brothers, Monster, Armani, KFC, Castrol, Coca Cola, Emirates dhe Konami.

Mësohet se Ronaldo në total ka një pasuri prej 308 milionë paundësh, ku së fundmi është bërë dhe pronar i shumë komplekse hotelesh në Monako dhe në vendlindjen e tij, Madeira në Portugali

Tags:

FACENEWS

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga