Përpara dhënies së çmimit të "Futbollistit më të mirë të vitit" për sezonin 2018-2019, prezantuesja e spektaklit, u afrua pranë tre finalistëve, Messi, Ronaldo dhe Virgil van Djik për t'iu bërë një intervistë të shkurtër. Prezantuesja u ndal pak më shumë tek dy "yjet" e futbollit, Messi dhe Ronaldo të cilët na kanë dhënë shumë emocione me rivalitetin e tyre dhe e kanë çuar futbollin në një nivel tjetër.
Pasi Cristiano u shpreh se këtë vit ishte ndryshe për atë, pas kalimit tek Juventus, prezantuesja shkoi më tej duke i pyetur të dy lojtarët.
A ju mungon njëri-tjetri?
I pari u shpreh sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi i cili deklaroi:
"Po më mungon të them të drejtën, ka qenë një rivalitet që na ka bërë mirë të dyve dhe ky vit ka qenë shumë ndryshe për të gjithë, kështu që po", tha argjentinasi i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë.
Më pas e mori fjalën portugezi i cili nuk zhgënjeu me përgjigjen e tij:
"Po dhe mua më ka munguar, ne kemi bashkë për 15 vite, unë dhe ai gjatë gjithë kohës në skenë sëbashku, si ne s'ka patur më parë besoj me këtë rivalitet të gjatë. Mua Leo më ka shtyrë të bëhem më i mirë dhe unë po ashtu atë, kështu që është një marrëdhënie që na ka bërë mirë të dyve. Kemi pa ngrënë darkën akoma por mendoj se një ditë do ta bëjm" tha Ronaldo ku më pas morën duartrokitjet nga i gjithë publiku.
Prezantuesja u ndal dhe tek tërheqja e dy futbollistëve.
Për pyetjen nuk nguroi të përgjigjej Ronaldo.
"Messi është dy vite më i ri se unë, por për moshën time jam akoma në formë,. Ja ku jam tek më të mirët akoma, kështu që për të gjithë ata që më kanë inat do të më kenë akoma këtu, në Uefa", deklaroi portugezi.