
Të shumtë janë lojtarët që kanë zgjedhur ta vijojnë karrierën futbollistike në Kosovë. Rasti më i fundit është ai i Valdo Zeqaj, që ka zyrtarizuar kalimin te ekipi i Flamurtarit në Kosovë. Klubi kryeqytetas lufton për të qëndruar mes më të mirave në Superligën e Kosovës, duke bërë që të hedhë sutë te elementet cilësorë.
Nga Flamurtari i Vlorës te Flamurtari në Kosovë, kjo është lëvizja e Valdo Zeqaj. Mbrojtësi vlonjati zhvilloi 15 paraqitje këtë sezon me ekipin e vendlindjes, duke u larguar si pasojë e krizës financiare. Zeqaj më herët është aktivizuar me Besën, Apoloninë, Luftëtarin dhe Vllazninë në Shqipëri. Bashkë me 24 vjeçarin,
Flamurtari i Prishtinës ka zyrtarizuar edhe pesë afrime të tjera. Altin Lloga, Arbër Mustafa, Bajram Shala, Donart Hasanaj dhe Lubomir Gucev. Gjatë këtij sezoni në Superligën kosovare, kuqezinjtë grumbullojnë 19 pikë pas 17 ndeshjeve.