[caption id="attachment_1003" align="alignleft" width="300"] Danilo Alvesh kur prezantohej te Flamurtari[/caption]
Flamurtari është duke vuajtur problemet në sulm, ku kanë shënuar vetëm në dy javët e para dhe tashmë kanë dy javë që nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës. Te kuqezinjtë pritet që sulmi të dalë në lojën e tij në takimin kundër Tiranës, megjithatë, shpresat nuk janë të përcaktuara te një lojtar i vetëm.
Por, lajm i mirë për vlonjatët është mundësia e rikthimit të brazilianit Danilo Alvesh. Ky i fundit mësohet se ka komunikuar me trajnerin Gugash Magani, të cilit i ka shprehur se do të rikthehet në ekip. Kujtojmë që Alvesh po bën afërsisht 4 javë që nuk është pranë ekipit, pasi u larguar në startin e sezonit për çështjen e pagesave.