
Ilir Daja vetëm pak ditë më parë arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë pas disa vitesh, ndërsa u eliminua nga Vllaznia në gjysmëfinalen e “Final – Four”. Por gjithsesi ky sezon konsiderohet mjaft pozitiv për dinamovitët, të cilët ia dolën të fitonin një trofe dhe pas 15 viesh sigurojnë edhe kualiifkimin në Europë.
Një kompeticion që sigurisht do të sjellë edhe shumë të ardhura në arkat e “Bluve”. Ekipi i Ilir Dajës do të debutojë në raundin e parë të Conference League, ndoëse iu mungon eksperienca do të tentojnë të shkojnë sa më larg. Kjo pasi kanë në krye të tyre një trajner i cili vitet e fundit me skuadrën e Ballkanit ka arritur të presë edhe fazën e grupeve në Europë dhe e njeh mjaft mirë këtë kompeticion.
Gjithashtu për të mbajtur këtë ekip, Daja mësohet se u ka bërë “veton” 2 prje futbollistëve kryesorë të skuadë. Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela pavarësisht interesimeve dhe ofertave nga skuadra të tjera do të qëndrojnë te Dinamo minimalisht deri në fund të aventurës së “Bluve” në Europë.