Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I motivuar në maksimum, Oltijon Kërnaja ka besim: Partizanin e shoh në “Final 4” deri në fund të vitit

Shkruar nga NEWSPORT
I motivuar në maksimum, Oltijon Kërnaja ka besim: Partizanin e shoh
Oltijon Kërnaja

Vora dhe Partizani do të përballen këtë të martë, në kuadër të javës së 10-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:00. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i të “kuqve”, Oltijon Kërnaja, i cili është shprehur se në fund të këtij viti, ekipi i tij do të jetë në “Final 4”.

Si është gjendja fizike dhe psikologjike e skuadrës në prag të takimit ndaj Vorës?

Vijmë nga një ndeshje të cilën e humbëm ndaj Dinamo City ku e kemi theksuar pas ndeshjes edhe në analizë, u vendos nga disa episode. Ana psikologjike e djemve është e mirë panvarësisht se edhe ata janë të vetëdijshëm për potencialin që kanë. Përsa i përket anës fizike kemi disa lojtarë që vijojnë akoma rekuperimin dhe nuk janë pjesë e grupit , ndërsa pjesa tjetër është e gatshme për ndeshje.

Çfarë prisni nga skuadra që Partizani të jetë më efikas në sulm?

Sigurisht që kemi patur një ngërç më shumë psikologjik se sa cilësorë. Ne i kemi lojtarët për të shënuar gol siç është Xhulio Skuka, Vusal, Toma, Bintsouka që është i dëmtuar, por është çështje psikologjike, i ndodh çdo sulmuesi në botë. Shpresoj që këtë ndeshje të lirohen edhe sulmuesit dhe të fitojmë ndeshjen. Nuk është se nuk kemi patur raste, kemi patur mundësi kemi luajtur mirë. Shpresoj që të kaloj edhe ky ngërç psikologjik.

I druheni Vorës, një kundërshtar i etur për pikë?

Sigurisht Vora është një ekip që duhet vlerësuar, të themi të drejtën ka bërë mirë deri tani. Por ne po e shohim që ekipet nuk janë me diferenca shumë të mëdha. Kjo u pa edhe në ndeshjet e fundit ku ekipi fundit mundi ekipin kryesues që do të thotë që diferencat janë aty aty. Ndeshjet i fiton ai që fiton më shumë dyluftimet dhe shpirti i garës që shpresoj që të jetë më shumë nga ne se nga Vora në ndeshjen e nesërme.

3 ndeshje 4 pikë. Sa i kenaqur jeni në aspektin personal me ecurinë e skuadrës?

Të them të drejtën në aspektin personal nuk isha përgatitur për të marrë 4 pikë, por për më shumë duke parë edhe cilësitë dhe lojtarët që kam në ekip. Po futbolli ky është ndonjëherë merr pikë aty ku s’duhet , ndonjëherë humbet pikë kur ti nuk e meriton të humbasësh. Besoj se me ndeshjen e radhës do kemi edhe më shumë pikë.

Ku e shikoni Partizanin në fund të vitit 2025?

Eshtë një pyetje shumë e thjeshtë, Partizani është investuar për të qenë lart, në krye të klasifikimit. Sigurisht që e shikoj Partizanin në top 4 shen në “Final 4”. Një fitore e radhës do e kalojë këtë ngërç dhe gjithë ekipi do filloj të hyj në ritmin e vet.

Poll

Lexo gjithashtu