Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk ishte dita jonë më e mirë”, Enkeleid Dobi: Kartoni i kuq për Dinamon na vendosi në gjumë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ishte dita jonë më e mirë”, Enkeleid Dobi:
Enkeleid Dobi

Teuta nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi 0 – 0 ndaj Dinamos. Trajneri i durrsakëve Enkeleid Dobi ka komentuar këtë “X”, duke u ndalur edhe në pika të caktuara që ndikuan në rezultatin final:

“Nuk ishte dita jonë më e mirë. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen. Duhet ti japim edhe meritat Dinamos. Pashë një ekip të balancuar, që ka ekuilibër, ndërsa ne jemi më modestë.

Prisja më shumë nga ekipi, nuk funksiojnë ashtu siç duhet. Ndeshje për 0 – 0. Tama një lojë për barazim. Janë disa faktorë që bëjnë punën e tyre. Ndoshta pas kartonit të kuq të rivalit duhet të bënim më shumë.

Duhte të ishim më cinik, më agresivë. Ndoshta na vendosi në gjumë kartoni i kuq. E drejtë, duhte të funskionim më miurë, më agresivë, më cinik. Prisja një menaxhim ndryshe. Duhet të kishim marshin e 6 apo të 7.

Neve gjatë kësaj jave nga ekip na iku shtylla kurrizore. Një grup që mundohet. Një shans për djemtë që i zëvendësojnë. Dëmtimi i Vidal na ndikoi. Ai është një e ardhme për Tuetën dhe futbollin në Superiore”.   

  

  

Poll

Lexo gjithashtu