Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shënoi gol, por u “kritikua” për disa raste, Xhonatan Lajthia: Mend për herën tjetër!

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi gol, por u “kritikua” për disa raste, Xhonatan
Xhonatan Lajthia

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Xhonatan Lajthia, i cili shënoi golin e vetëm në këtë sfidë.

“E kam pritur shumë golin edhe pse nuk ka ardhur. Në çdo stërvitje dhe ndeshje jam munduar të ndihmoj ekipin. Zoti ta shpërblen. Kemi një grup shumë të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Ky është viti im i dytë, vitin e shkuar kishim entuziazëm.

Këtë vit e njohim njëri-tjetrin, shpresoj të jetë më mirë se vjet. Për mendimin tim, sekreti i çdo suksesi është marrëdhënia mes lojtarëve në fushë, sa mirë e njohin njëri-tjetrin dhe besimi. Shpresoj që do të jemi më mirë.

Sa e vështirë të jesh titullar? Presioni i bën mirë çdo futbollisti, sepse rrit nivelin në fushë. Është e vërtetë që në fillim nuk e nisa mirë, por me besimin që kam nga stafi dhe detyrat që më kanë dhënë, mundohem t’i realizoj. Shpresoj ta mbaj vendin e titullarit.

Në 2-3 raste duhet të kisha vepruar më shpejt, por mend për herë tjetër. Më tha një shok është si loja me xhetona, një e shpenzove, tjetrin e bëre gol”, tha Lajthia.

Poll

Lexo gjithashtu