Flamurtari 0 – 1 Elbasani (Lajthia 62')
Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të miqve.
Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi sulmuesi i “verdhebluve”, Xhonatan Lajthia. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të të sfidës, pas një krosimi nga goditja e këndit.
Kështu, Elbasani merr momentalisht vendin e parë në renditjen e Superiores me 20 pikë, 1 më shume se Vllaznia , e cila ka një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, me vetëm 5 pikë, vlonjtatët mbeten të fundit.
Kategoria Superiore: Java 10
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski; Skuadrone, Ramirez, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Bangali, Chantakias, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero.
ELBASANI: Janacek; Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Ibrahim, Manellari, Musta, Qose, Lila, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
LIVE:
90+9' Mbyllet 0-1 ndeshja.
83' Arbitri Doda akordon penallti, por e anulon pas rishikimit në VAR.
62' GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.
45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
33' Chantakias ndëshkohet me karton të verdhë, elbasanasit kërkojnë më shumë.
30' Lajthia tenton, por topi shkon jashtë.
11' Tensione mes dy tifozërive, ndalet loja dhe ndërhyn policia. Ndeshja rifilloi pas disa sekondash.
3' Flamurtari pranë golit, Olberkis shpëton Elbasanin.
1’ Shkelmohet topi i parë në Vlorë, nis sfida mes Flamurtarit dhe Elbasanit.
