Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kam filluar e shoh tabelën mbrapsht”, ish-banori i Big Brother ironizon Tiranën: Në vendin e dytë janë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam filluar e shoh tabelën mbrapsht”, ish-banori i Big Brother
Erion Zeqiraj - KF Tirana

Volejbollisti, i cili tashmë mban rolin e analistit të futbollit dhe gazetarit, Erion Zeqiraj ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus. Zeqiraj nuk kurseu ironitë për Superioren, kryesisht për ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanit.

Ish-banori i Big Brother Albania, tha se ka filluar dhe e sheh tabelën e renditjes “mbrapsht”, kjo për të nxjerrë Tiranën në vendin e dytë. Në këtë mënyrë, ai ka shprehur mendimin e tij për formën e dobët që po kalojnë “bardheblutë” dhe “demat”

“E ndjek Superioren, kam filluar të shoh tabelën, e shoh nga fundi. Ato 3 ekipet e fundit do të doja të ishin te vendet e para. Jo është faji i tyre, por faji i menaxherit. Të ndryshosh aq shumë trajnerë sa Tirana dhe Partizani, nuk e di… Në vend të dytë është Tirana”, thotë me ironi Erion Zeqiraj.

Poll

Lexo gjithashtu