Tirana - Bylis
Përgjatë 10 javëve të zhvilluara në Superiore për edicionin 2025-2026, bordi i Tiranës ka ndryshuar 3 trajnerët, ndërsa rezultati vazhdojnë të jenë negative. Rasti i fundit vjen nga ndeshja e sotme Tirana – Bylis.
Jo vetëm që bardheblutë nuk morën pikë, por shënuan edhe një rekord negativë për këtë sezon, 0 goditje në kuadrat. Tregues se faza ofensive nuk është në gjendje të prodhojë, sikurse problemi me shënjestrimin e kuadratit.
Në 3 ndeshjet e fundit, “rekordmenët” e Shqipërisë numërojnë 3 humbje, 0 pikë dhe 9 gola të pësuar. Me këto paraqitje të deritanishme, i vetmi objektivë për Tiranën do të jetë mbijetesa.
Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       