
Sot në orën 13:00 do të luhet sfida Luzi 2008-Flamurtari. Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë e Parë do të zhvillohet në Peqin. Vlonjatët kanë tre ndeshje pa fitore dhe kjo i ka zbritur në vendin e katërt.
Tashmë ata e shohin veten 5 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Dinamo. Renditja është shumë e ngjeshur dhe ndeshje ka plot përpara. Bregdetarët do të kërkojnë sot kthesën nga forma e tyre e dobët shfaqur javët e fundit.
Përballë do të kenë Luzin, e cila renditet në vendin e shtatë. Kuqezinjve do t’i duhet t’i bëjnë llogaritë në mbrojtje pa Ditmar Bicajn, Qëndërmbrojtësi vuan një dëmtim në tendinë dhe trajneri Marcelo Troisi do të hedhë sytë nga stoli për të zëvëndësuar shtatëlartin.