
Flamurtari do të niset sot për në vendin tonë, duke i dhënë fund përgatitjeve në Antalia.
Në Turqi, vlonjatët zhvilluan seanca stërvitore në kushte optimale dhe gjithashtu edhe dy ndeshje miqësore.
10 ditë përgatitje të cilat i kanë shërbyer lojtarëve dhe trajnerit Mezani për të pasur një ecuri sa më pozitive në pjesën e dytë të sezonit.
Sot, Flamurtari do të lërë Turqinë për të vijuar me seancat stërvitore në Vlorë, nga aty ku ekipi bregdetar do të presë nisjen e fazës së tretë të kampionatit dhe gjithashtu do të synojë të fitojë Kupën, një objektiv i shpallur së fundmi nga Flamurtari.
Poll