Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flamurtari, me gjashtë fytyra të reja sot në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT

Flamurtari nis sot përgatitjet për sezonin e ri në kuptimin e plotë të fjalës, pasi java që shkoi ishte më shumë për seleksionimin e lojtarëve të rinj, për të cilët trajneri Magani do të shprehet sot se kush e ka bindur. Në stërvitjen e pasdites, në grupin që do të ketë në dispozicion trajneri Gugash Magani, do të jenë edhe 6 lojtarë të rinj. Ata janë të kombësive të ndryshme dhe vetëm njëri është shqiptar me origjinë. Bëhet fjalë për malazezin Radoviç, japonezin Iinuma, serbin Rniç, kroatin Bushiç dhe kosovarin Shkodra. Këta lojtarë mund të quhen zyrtarisht pjesë e kuqezinjve në këtë moment, ndërkohë që në provë është portieri algjeriano-kanadez Haidar Al-Shabani.  Flamurtari po plotësohet dhe sigurisht që merkatoja nuk është mbyllur. Gjatë kësaj jave do të ketë të reja të tjera në lidhje me merkaton. Në fakt, Radoviç dhe Iinuma  e kanë zhvilluar një seancë të lehtë javën që shkoi, ku më shumë janë njohur me ambientet e stërvitjes.

Radovic

Nga grupi i sezonit të kaluar kanë qëndruar titullarë të rëndësishëm si Berisha, Telushi, Kuqi, Zeqiri, Alvesh dhe Halili apo ndonjë tjetër. Më parë ekipit vlonjat iu bashkua edhe kosovari Astrit Fazliu.

Zeqiri

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga