
Luftëtari-Laçi u luajt në stadiumin e qytetit të Ballshit, pasi skuadra gjirokastrite nuk e ka ende gati impiantin e saj sportiv në qytetin "e gurtë".
Në "Adush Muça" ishin prezentë 300 tifozë të Luftëtarit, por pjesëmarrje të konsiderueshme u regjistrua edhe nga tifozët e Bylisit.
Duke ditur rivalitetin e Laçit dhe Bylisit në vitet e fundit, i cili ka nisur që nga finalja e Kupës në 2013-ën mes dy skuadrave, tifozët ballshiotë bënë tifo dje për Luftëtarin. Për shumë minuta në shkallët e stadiumit "Adush Muça" u dëgjuan thirrjet: Bylis, Bylis!
Poll