Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fituan pastër ndaj Napolit, Inzaghi: Vuajtëm, por e merituam

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan pastër ndaj Napolit, Inzaghi: Vuajtëm, por e merituam

Interi ia doli të triumfojë pastër ndaj kampionëve në fuqi. Zikaltërtit mposhtën 3-0 Napolin dhe vazhdojnë të vetëm kryesimin e Serie A.

Pas këtij triumfi ka folur Simone Inzaghit. Ky i fundit ka theksuar se skuadra e tij vuajti, por e meritoi fitoren. Ndër të tjera nënvizoi se ekipi kishte edhe fat.

"Fitorja? Vuajtëm pak, por është normale, pasi luanim në shtëpinë e kampionëve në fuqi. Patëm edhe fat me traversën e Politanos, ashtu si u anulua goli i Thuram për pak milimetra. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ia dolëm të fitojmë bindshëm. Pas ndeshjes përqafova të gjithë futbollistët një nga një sepse e meritonin për atë që dhanë në fushë.

Tifozët ? I falënderoj shumë dhe më vjen keq që nuk mundem t’i përqafoj edhe ata një nga një, pasi janë të mrekullueshëm. Kanë një pjesë të madhe në rezultatet tona në fushë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga