Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fituan ndaj Lazios, Stefano Pioli: Objektivi është të sigurohet vendi i 3-të

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan ndaj Lazios, Stefano Pioli: Objektivi është të sigurohet

Milani ka triumfuar në transfertë përballë Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës, përfundoi me fitoren 0-1 të kuqezinjve.

Pas kësaj sfide, në konferencën para mediave ka folur edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Ai shprehet i kënaqur me ekipin dhe tregon gjithashtu objektivin kryesor që ai ka në krye të kuqezinjve këtë sezon.

“Sot isha paksa nervoz. Mendoj se në pjesën e parë duhet të ishim më të shpejtë, ndërsa të dytën e nisëm mirë, madje përfituam edhe nga disa gabime të Lazios. Në ndeshjet e fundit jashtë kemi pësuar shumë gola, duke u ndëshkuar edhe nga rasti më i vogël. Ndërsa sot treguam qe kemi kualitet. Grupi funksionon mirë, është kompakt dhe dëshiron që të bëjë mirë nga sot e deri në fund.

Europa League? Objektivi është të përmirësohet vendi i tretë në renditje. Sot mund të quhet një fitore tepër e rëndësishe. Pastaj vjen përqendrimi në Ligën e Europës. Slavia e Pragës është një ekip i fortë dhe ne duam që të kalojmë në raundin tjetër”, është shprehur Stefano Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga