Tirana u rikthye te fitorja duke lënë pas humbjen në derbi dhe mposhti Laçin 3-2 në Elbasan Arena. Bardheblutë me këtë fitore rikthehen në krye të renditjes të vetëm, dy pikë përpara Partizanit dhe plot 6 më shumë se Egnatia dhe Vllaznia.
Kryeqytetasit e nisën ndeshjen me disa mungesa dhe kjo bëri që trajneri Shehi të bënte rotacion në formacionin titullar. Besir Iseni u rikthye të luajë dhe sot u paraqit si mbrojtës i majtë. Mirëpo në minutën e 71’ do të ndëshkohej me karton të verdhë, i vetmi për Tiranën.
Pas ndeshjes, zv.trajneri Karapiçi e konsideroi si një nga asetet e klubit duke marrë vlerësime maksimale për performancën e tij.
Në këtë mënyrë, mbrojtësi akumulon katër kartonët dhe pezullohet për ndeshjen e ardhshme në kampionat, e cila do të jetë ajo ndaj Bylisit në shtëpi, fundjavën tjetër. Përpara ballshiotëve, Tirana do të presë Kastriotin për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.
[caption id="attachment_684096" align="alignnone" width="512"] Besir Iseni[/caption]