
Interi padiksutim është skuadra e momentit në Serie A, teksa udhëheqin me 51 pikë pas 20 javësh. Zikaltërtit mbrëmjen e djeshme triumfuan ndaj Monzës me goleadë, teksa i mposhtnë 5-1.
Një sukses për të cilin ka folur një prej autorëve të golave, Hakan Calhanoglu. Turku nuk ka nguruar t’iu dërgojë mesazh kundërshtarëve se Interin nuk do të mund ta ndalë askush.
“Kjo ishte përgjigja e duhur ndaj kritikave. Një lojë si ajo kundër Veronës mund të ndodhë, por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në testin tjetër.
Ne kishim kohë për t’u rikuperuar dhe treguam në 20 minutat e para se çfarë donim të bënim.
Fitorja rikthen presionin mbi Juventusin, i cili nuk do të luajë deri të martën kundër Sassuolos dhe e di se duhet të fitojë për të mbajtur diferencën në dy pikë.
Unë nuk shoh se çfarë po bëjnë të tjerët. Ata bëjnë punën e tyre, ne tonën. Ne gjithmonë do të përpiqemi të përmirësohemi dhe Monza ka lojtarë cilësorë, por nëse luajmë kështu, është e vështirë për këdo që të na mundë”, ka thënë turku.