
Kastrioti mori një fitore jetike ndaj Laçit në ndeshjen e fundit teksa i mposhti me rezultatin 2-1 në Kamëz. Një fitore që ndez shpresat për mbijetesën këtë sezon teksa shkon në kuotën e 27 pikëve, 1 më pak se Bylisi dhe 6 nga kurbinasit e zonës Play-Out.
Ndeshja e rradhës u ka ardhur si me “porosi” pasi presin përsëri në shtëpi rivalët direkt Bylisit. Ndaj ballshiotëve fitorja është më shumë se detyrim. Një humbje do të shuante thuajse të gjitha shpresat ndaj ditën e dielë më 9 prill, në orën 15:00, ekipi i Emiljano Çelës do të luajë vetëm për 3 pikët.
Poll