Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja i siguron mbijetesën dhe hap “dyert” e Europës, Teuta e “gjymtuar” ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja i siguron mbijetesën dhe hap “dyert” e Europës,
Teuta do të sfidojë Vllazninë në “Loro Boriçi” ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 15:30. Një sfidë shumë e rëndësishme për djemtë e detit që do të synojnë fitoren  për të mbyllur matematikisht llogaritë me mbijetesën dhe nga ana tjetër për të hedhur kandidaturën për zonën europiane. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, skuadra ka zhvilluar sot seancën e rradhës stërvitore. Grupi nuk ka qenë i plotë, më saktësisht mungojnë plot 5 lojtarë shumë të rëndësishëm për bregdetarët. Erando Karabeci vijon problemin me hernien diskale dhe ende nuk është kthyer në stërvitje. Mungesë bënë edhe dy qendërmbrojtësit Goxha e Jazxhi ndërsa boshllëku më i madh duket ai i Sherif Kallakut. Blerim Kotobelli është rikthye në stërvitje por ka ende shqetësime dhe për të katër këto lojtarë, stërvitja e fundit nesër do të jetë vendimtare për të mësuar nëse do të jenë të gatshëm apo jo.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga