
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka dhënë një mesazh të qartë në këto ditë të vështira për këdo. Zvicerani që është pranë kualifikimit me Dardanët për në Euro 2020, ka theksuar se duhet qëndruar në shtëpi dhe dëgjuar autoritetet.
Nëpërmjet Federats së Futbollit të Kosovës, Challanders shprehet se kjo është një situatë që të gjithë duhet të tregojnë veten dhe se së shpejti të gjithë do të kthehen, për të bërë realitet ëndrrat.
"Në këto kohë të vështira, dëshiroj t'iu bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të qetë për sigurinë shëndetësore për ju dhe familjet tuaja. Ne do t'ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona, së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekipit tonë përfaqësues, që janë disiplina dhe solidarizimi", thotë Challandes mes të tjerash.