Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitoi titullin kampion me Tiranën, Emmanuel Egbo: Vllaznia gabon se merret me komentet

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi titullin kampion me Tiranën, Emmanuel Egbo: Vllaznia gabon se merret

Emmanuel Egbo ka komentuar javën e fundit të Superligës. I ftuar në Rubrikën Sportive, nigeriani që është shpallur së fundmi trajneri më i mirë afrikan, ka treguar se Tirana është ende në garë për titullin, pasi janë edhe 15 ndeshje dhe nuk duhet humbur besimi.

Egbo e çoi Tiranën sezonin e shkuar te titulli kampion pas 11 vitesh, teksa u shkarkua në nëntor pas humbjes 0-1 në Kupë me Korabin. Veç të tjerash, nigeriani ka folur edhe për Vllazninë kryesuese, teksa mendon se shkodranët merren më shumë me komentet dhe duhet të mendojnë vetëm për ndeshjet.

"Titulli trajneri më i mirë nigerian? Është një ndjeësi që nuk mund ta shpreh me fjalë. Dua ta ndaj këtë trofe me të gjithë ata që kam punuar pasi nuk dua të marrë meritat për veten time.

E ardhmja? Pushim dhe po mendoj për të ardhmen. Jam trajner që dua të punoj në fushë dhe jo të analizojë në studio. Po merrem me akadenimë time që do të jetë me lojtarë dhe portierë derisa të marrë një ekip tjetër.

Tirana? Nuk mund të them që Tirana është larg vendit të parë pasi ka 15 ndeshje shumë pikë në lojë. Çdo gjë është e mundur dhe unë besoj deri në fund. Nëse Tirana kualifikohet në Europë do të jetë arritje e madhe duke parë sezonin si ka shkuar.

Vllaznia? Tirana e meritoi fitoren përballë Vllaznisë. Shkodranët mendoj se po gabojnë, duke u marrë me komente të ndryshme, nuk duhet të ekspozohen kaq shumë, por të mendojnë vetëm me ndeshjet e tyre", tha mes të tjerash Egbo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga