Besnik Ferati mund të ketë ditët e numëruar me skuadrën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Ish-lojtari i Partizanit këtë sezon nuk është i preferuari i trajnerit të skuadrës nga Shkupi dhe në këtë mënyrë largimi i tij është i pashmangshëm.
Minutat e pakta në dispozicion kanë bërë që lojtari të mendojë largimin, ende asgjë nuk është konfirmuar, por një foto në rrjetet sociale të Feratit ngre dyshimet se 22-vjeçari është drejt rikthimit në “Abissnet Superiore”, aty ku më parë është shpallur kampion me skuadrën e Partizanit.
Ndryshimi i fotos së profilit në Facebook i ka shtuar “benzinë” zjarrit dhe tashmë pritet të mësojmë se cila do të jetë e ardhmja e tij.
