
Futbolli italian është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, ish-mbrojtësi i Milan. Aldo Bet mbyll sytë përgjjithonë, ndërsa do të mbahet mend gjatë nga gjithë tifozët.
Për 7 sezone ka mbajtur veshur fanelën e Milan, ndërsa arriti të fitonte një titull kampion dhe Kupën e Italisë. Në karrierën e tij futbollistike, Bet ka mbajtur veshur edhe fanelën e Interit, Hellas Veronës, Romës dhe Herreras.
Arritjet i shijoi me Milan, teksa me kuqezinjtë fituan edhe yllin e parë në fanelë. Titulli i fituar në sezonin 78’-79’ rezultoi me yllin e parë në fanellën e Milanit.
Poll