Lionel Messi arriti të fitonte mbrëm për herë të 8-të në karrierën e tij “Topin e ArtëË”. Një çmim prestigjioz që tashmë e bën argjentinasin të pakapshëm, pasi askush si kampioni i botës nuk i aka dalë të triufojë kaq shumë.
Pas fitimit të këtij çmimi Messi u shpreh shumë i lumtur me arritjen, teksa falënderoi edhe bashkëlojtarët e Argjentinës, ndërkohë kishte disa fjalë edhe për legjendën e futbollit, tashmë të ndjerin, Maradona.
“Jam krenar që nuk kam pushuar së provuari. Kupa e Botës ishte e vetmja gjë që më kishte mbetur. Ky çmim vjen krah për krah me atë që është arritur me skuadrën e Argjentinës. Kjo është një dhuratë për lojtarët, stafin trajner dhe të gjithë njerëzit në Argjentinë. Kudo që të jeni, kjo është edhe për ju. Gëzuar ditëlindjen, Diego Maradona”, përfundoi ai.