
Yulia Efimova, notarja olimpike ruse ka fituar medalje në 100-metërshin stil bretkose, por kjo ditë për të ka qenë një nga ditët më të tmerrshme të jetës së saj. I gjithë publiku ka nisur të vërshëllejë Yulian, madje një nga koleget e saj i ka ngritur gishtin e mesit në fillim të garës.
Arsyeja pse publiku vërshëllente në këtë mënyrë ka të bëjë me faktin që notarja ruse u dënua për doping dhe u pezullua 16 muaj. Edhe para nisjes së Lojërave Olimpike, ajo është dënuar përsëri, por e çoi çështjen deri në Gjykatë, ku u shpall e pafajshme dhe u pranua sërish.
Të gjithë kanë qenë të ashpër me të, ndërsa vetë notarja është prekur shumë dhe ka shpërthyer në lot.
"Pavarësisht medaljes që fitova, nuk ka gjë më të trishtë për një sportist se sa të vërshëllehet nga publiku. Gjykata e tregoi që unë jam e pastër. Për rastin e parë e shleva dënimin", ka thënë Efimova.
Menjëherë ka reaguar edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke kërkuar që sportistët të tregojnë për kolegët e tyre ose do të përjashtohen nga gara.