Blendi Baftiu është padyshim një nga lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës. Me 19 golat e tij, sulmuesi ndihmoi Ballkanin që të ishte deri në javën e fundit në garë për një vend në Europë, ndërsa u renditën të tretët.
Klubi nga Suhareka e vlerëson mjaftueshëm 22 vjeçarin, që orët e fundit kërkohet nga dy gjigantët e Turqisë. Galatasaray dhe Beshiktash janë në gjurmët e fantazistit, ndërsa IHA në Turqi shprehet se negociatat janë duke ndodhur.
Ish-sulmuesi që ka qenë pjesë e Skënderbeut U 19 më herët, ka mundësi që të mbyllë sezonin me trofe, pasi nesër luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës. Kujtojmë se Baftiu është grumbulluar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës.


Galeria fotografike ()
Poll